Tifozët e Liverpulit mallkojnë arbitrin që ndaloi Salahun në fund të pjesës së parë!

Në të vërtetë patën të drejtë që u acaruan aq shumë, ndonëse në rrjetet sociale e tepruan fare me “munxët” që i hodhën gjyqtarit. Ishte minuta e parë shtesë e pjesës së parë dhe nuk është se kishte kohë për të vazhduar lojën. Gjithsesi, në një zhvillim të shpejtë veprimesh topi doli përpara Mohamed Salahut që pati rrugë të lirë drejt portës së Interit. Në raste të tilla lihet avantazhi që të përfundojë aksioni, por gjyqtari polak, Shimon Marciniak pati ide tjetër dhe vërshëlleu për mbyllen e 45-minutëshit të parë. Salah u habit dhe u zemërua, por iu përgjigj arbitrit polak vetëm me një buzëqeshje ironike dhe të dëshpëruar. Ndryshe, tifozët të cilët i hynë “mbarë” Marciniakut duke mos lënë gjë pa e sharë.

Sfidanti.al