Në ditën e përsosmërisë, Guardiola shfaqet perfekt edhe në veshje

Ouen Hargrivs e Rio Ferdinand deklaruan me të madhe se “Mançester Junajtidi është mishërimi më i afërt që mund të ketë skuadra e përsosur”. Rezultati në fushën e Sportingut të Lisbonës u quajt nga vetë trajneri Pep Guardiola si “i përsosur”, ndërsa mediat folën për perfeksionin e futbollit të teknikut katalanas dhe për “pamëshirshmërinë e favoritëve të Championsit”. Në klimën fantastike pas fitores 5-0 të Mançester Sitit në Portugali, në ndeshjen e parë të turit të dytë, duhej edhe një element tjetër përsosmërie që nuk mungoi. Një fotograf fiksoi një foto të Pep Guardiolës (ndoshta e djeshmja, apo e pardjeshmja) dhe ajo foto u hodh në Tuiter me komentin: Guardiola është i përsosur edhe në stilin e veshjes! Gjithsesi, kjo harmoni për perfeksionin prishet nga vetë Pepi, i cili pas ndeshjes deklaroi se “skuadra jonë duhet të luajë edhe më mirë, pavarësisht fitores 5-0, kemi bërë gabime dhe ishim edhe me fat.”

Sfidanti.al