Totenhemi do të humbasë Championsin dhe … Harri Kejnin!

Asnjë trajner në botë nuk mund të bëjë mrekulli, ashtu si asnjë pilot në Formula 1 nuk mundet të kalojë një makinë superiore me një mjet jo aq të mirë. Antonio Konte pranon se situata që ai ka tek Totenhemi është krejtësisht e ndryshme me atë që është mësuar në të kaluarën, kur drejtonte Juventusin, kombëtaren e Italisë, Çelsin dhe Interin e Milanos. “Unë mendoj se ne kemi vetëm 1 për qind mundësi për t’u kualifikuar për në Champions, – tha trajneri italian, – gjendja ku jam tani është krejt e ndryshme nga ajo ku kam qenë në të kaluarën. Në janar, në letër ne e dobësuam skuadrën, nuk e forcuam”. Sipas analistëve, nga ekipi do të largohet Harri Kejn, të cilin Totenhemi do të jetë i detyruar ta shesë, ndërsa kapiteni i Anglisë nuk po shënon mjaftueshëm gola. Spërsat shkojnë në fushën e Mançester Sitit këtë fundjavë, duke pasur 2 humbje radhazi, ndërsa Konte thotë se “nuk duhet të jemi të trembur, por duhet të kemi dëshirën për të luftuar”.

Sfidanti.al