Klubi i Serisë A gjeti një mënyrë vërtet origjinale për të lajmëruar akordin me teknikun toskan. Mauricio Sarri nuk u shfaq fare si fytyrë apo si foto në faqen zyrtare të klubit në FB, por prezantimi i tij u bë me anë të një … cigareje. Nëse ka diçka që e simbolizon më së miri Sarrin është pikërisht cigarja që nuk e heq nga buza, padyshim edhe futbolli me markën e tij të veçantë. Trajneri ka rënë dakord për kontratë 2-vjeçare dhe reagimi i tifozëve lacialë ishte i fuqishëm.
Ata falenderuan klubin që më në fund bëri një goditje të madhe për stolin, ndonëse kjo i hyn jo pak në hak ish-trajnerit Simone Inzagi që bëri shumë për këtë skuadër. Sarri vlerësohet për faktin se e nisi nga fushat e provincës për të fituar tituj me Çelsin e Juventusin, se pati suksese me Empolin modest dhe arriti të ngrejë në “piacë të lartë” një Napoli të cilit kurrë nuk i mungojnë problemet e brendshme, pavarësisht tifozerisë së shkëlqyer. Me një mbështetje të tillë, presidenti Lotito dhe drejtori Igli Tare duhet të jenë të lumtur në këtë periudhë të vështirë që po kalojnë personalisht.
Sfidanti.al