Tek Mançester Junajtidi spikat Kristiano Ronaldo, por edhe një adoleshent!

Superylli portugez u kthye me sukses në ekipin e “djajve të kuq” duke u aktivizuar që në minutën e parë në Ligën e Europës. Kristiano Ronaldo arriti të rezistonte deri në fund dhe të shënonte një gol, të tretin, në fitoren 3-0 në “Old Traford” ndaj Sherifit të Tiraspolit. Për CR7-ën ishte njësoj sikur të siguronte një “bombolë oksigjeni”, sidomos pasi u ndëshkua në ndeshjen e kaluar dhe mbeti jashtë ndeshjeve ndaj Sitit dhe Totenhemit. Analistët në Angli, ish-shokë të tij të ekipit, si Skoulls apo Kin, e mbështetën portugezin dhe kërkuan që trajneri Erik Ten Hag të tregonte më shumë mirëkuptim. Mbrëmja në Ligën e Europës nuk ishte vetëm një kremtim për portugezin, sepse Ten Hagu i dha minutazh një adoleshenti si Alehandro Garnaço. “Ai e meritonte që të luante, – tha tekniku holandez, – sepse punoi shumë fort në stërvitje”.

Sfidanti.al