Çupo-Moting, heroi që Bajerni e ka siguruar për “një copë bukë”!

Nuk është aspak i ri, por plot 33 vjeç, ndërsa ka provuar të bredhë botën në kërkim të fatit, duke mos e gjetur thuajse asnjëherë. Erik Maksim Çupo-Moting është ndoshta zbulimi më i madh i Bajernit këtë sezon, një lojtar për të cilin shpenzohen vetëm 1.5 milionë euro rrogë në vit, por i cili ka 2 gola në 3 ndeshje në Champions deri tani. Bashkë me Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë, sulmuesi ka 6 gola dhe 2 asistë në vetëm 11 ndeshje, një rendiment i shkëlqyer. Po flasim për një lojtar që luajti në ligat rajonale gjermane, për të provuar Hamburgun, Maincin e Shalken në Bundesligë, si dhe Paris SG në Francë, por gjithmonë duke luajtur pak në ekipet e forta. Tek Bajerni është në sezonin e tretë dhe ky është më i miri, ndonëse vlera e kartonit i ka zbritur nga 10 milionë në vetëm 3 milionë euro. Kjo është merita e madhe e Bajernit, që di të fitojë edhe me Levandovskin, por edhe me Çupo-Motingun.

Sfidanti.al