Tek Bajerni janë të qetë për Mylerin, edhe pas “sirenave” nga Anglia

Në Premier Ligë i duan të gjithë dhe u tregojnë paratë, por ndodh që kanë përballë të tillë që janë të kënaqur aty ku luajnë. Lajmet janë që klube angleze si Njukasëlli dhe Evertoni janë të interesuar për Tomas Mylerin, të cilit i ka mbetur edhe 1 vit e gjysmë kontratë tek Bajerni. Se përse një legjendë gjermane si Myleri do të linte klubin bavarez për të shkuar në ekipe jashtë pretendimeve për Champions në Angli, madje edhe që rrezikojnë kategorinë, kjo gjë nuk kuptohet, por gjithsesi ata kanë thënë “po e provojmë një herë”. Myleri është “mbret i asisteve” në Bundesligë (20 këtë sezon deri tani), ndërsa tek Bajerni thuhet se janë të qetë sepse futbollisti 32-vjeçar do ta rinovojë kontratën.

Sfidanti.al