Tek Bajerni e kanë “Halandin” e tyre, është Sadio Maneja!

Nuk ka ato ritme siç i ka sulmuesi norvegjez, por gjithsesi është duke u paraqitur në mënyrë të shkëlqyer. Sadio Mane është një “Erling Haland” i vërtetë tek Bajerni dhe ka shënuar 5 gola në 6 ndeshje në kampionat, Superkupë dhe Kupë. Rrjeta e fundit erdhi në suksesin 5-0 në fushën e Viktorias së Këlnit në Kupën DFB dhe ishte shumë i thjeshtë. Sulmuesi nga Senegali është përshtatur shpejt që pas transferimit nga Liverpuli në Mynih dhe me talentin e karakterin e tij po e ndihmon Bajernin të tejkalojë me sukses pasojat e largimit të Robert Levandovskit. Tepër i fortë fizikisht, Mane nuk ishte një nga 7 ndryshimet në formacion që bëri trajneri Julian Nagelsman për shkak se kërkon të ruajë forcat për ndeshjen e Championsit në Milano ndaj Interin mesjavën që vjen.

Sfidanti.al