Tifozët torinezë ishin gati ta përqafonin trajnerin Jurgen Klop, duke bërë shaka në rrjetet sociale se “gjithmonë e kemi vlerësuar shumë”. Kanë të drejtë pasi tekniku gjerman po e shpëton Juventusin nga brazilani Artur Melo, i cili u mor me bujë në shkëmbim të Miralem Pjaniçit, dhe me rrogë 8.3 milionë euro në sezon. Sipas statistikave në Itali, Arturi luajti aq pak saqë çdo minutë në fushë vlejti 5 000 euro! A do të mundet Liverpuli ta ringjallë këtë futbollist që shkoi tek Barcelona si talent, por që nuk mundi të shkëlqente as në Katalonjë? Ajo që dihet është që Klopi kishte nevojë për një mesfushor pas dëmtimeve të Tiago Alkantarës dhe madje edhe të kapitenit Henderson.
Sfidanti.al