Antonio Konte nuk ia ka aspak frikën përsëritjes së skenave të frikshme të gëzimit pasi fitoi njërin nga titujt kampion me Juventusin (2013). Gazetarët anglezë nuk ngurruan ta pyesnin trajnerin e Çelsit, nëse ai do të tronditej ndopak nëse futbollistët e tij do ta hidhnin në vaskën me ujë me akull nëse fitohet kampionati, dhe italiani u përgjigj fare drejt.
“Shpresoj të ndodhë kështu, – tha Konte, duke qeshur ndërsa i kujtohej festimi në Torino, – momenti kremtimit të suksesit duhet të jetë fantastik, dhe unë jam i sigurt se lojtarët do të duan ta bëjnë siç duhet. Edhe unë jam po i këtij mendimi”. Çelsi mund ta fitojë titullin që sot, ndërsa luan në orën 21:00 në fushën e Uest Bromit, pavarësisht nga rezultati i Totenhemit. Edhe nëse nuk ia dalin, blutë do të kenë dy ndeshjet e fundit në shtëpi, por Konte nuk ka dëshirë të zgjatet. “Rëndësi ka të fitohet titulli, jo se ku fitohet, – tha ai, – ndaj Uest Bromit është një finale për ne”.
Sfidanti.al