Kampionët e Arsenalit në 2002, “varfanjakë” në krahasim me Ibrën, Pogbanë!

Në vitin 2002, Arsenali fitoi titullin kampion në Angli me një skuadër të përbërë vërtet nga yje. Arsen Venger udhëhoqi një grup të përbërë nga portieri Simën, mbrojtësit Dikson, Eshli Koul, Sol Kempbëll, Toni Adams, Martin Kioun, mesfushorë si Patrik Vieira, Robert Pires, Fredi Ljungberg apo sulmuesit Denis Bergkamp, Tieri Henri apo Silven Viltor. Megjithatë, këta lojtarë klasi fitonin vetëm 10 000 stërlina në javë si rrogë bazëë (fituan titullin dhe Kupën e Anglisë), në një kohë që sot Zllatan Ibrahimoviç fiton 1 milionë stërlina në muaj vetëm si shpërblime.

Martin Kioun, ish-mbrojtësi i qendrës, thotë se sistemi në atë kohë ishte më i drejtë dhe se Arsen Venger të jepte “hakun”, por nëse e meritojë, pra nëse luaje shumë ndeshje. “Nëse luaje të gjitha ndeshjet mund të fitojë 150 mijë stërlina në javë, vërtet shumë para, por të merituara, – u shpreh Kioun, – po ashtu, shpërblimet jepeshin për ekipin, pra nëse fitoje titullin, nëse fitoje kupën, apo në bazë të vendit në renditje, jo për numrin e golave që shënoje. Në një gol ka meritë zakonisht e gjithë skuadra”.

Sfidanti.al