Goli i shënuar në Milano ndaj Interit, në Championsin e të rinjve ishte vetëm prova më e fundit se çfarë potenciali ka ky lojtar. Arijon Ibrahimoviç po i qendron besnik mbiemrit që mban mbi shpinë, ndërsa rrjetën për Bajernin e pati edhe për meritë të pasimit të shkëlqyer të Paul Vanerit. Të dy lojtarët parashikohet që shpejt të kalojnë nga Bajerni II, në Bajernin e të rriturve. Ibrahimoviç, lojtar me origjinë shqiptare nga Kosova, ka luajtur 5 ndeshje këtë sezon, ka qenë në fushë 365 minuta, ka shënuar 7 gola dhe ka shërbyer një asist. Ai ka një gol në çdo 46 minuta, pra nga dy për ndeshje.
Sfidanti.al