Romës i mjafton një fitore që të jetë 1 pikë larg kreut!

Kampionat italian më të hapur se kaq vështirë se mund të kemi parë ndonjëherë, ose të paktën nuk e mbajmë mend. Roma, pas dy humbjeve radhazi (një në Serinë A, një në Europë), pati nevojë vetëm për një fitore ndaj Empolit (2-1) që të ngjitej lart në renditje e të jetë tani vetëm 1 pikë larg Napolit, Milanit e Atalantës. Fakti që të besuarit e trajnerit Zhoze Murinjo janë në vend të pestë është vetëm diçka konvencionale, që mund të ndryshojë shumë shpejt. Dibala shënoi një gol shumë të bukur dhe ndihmoi Tami Abrahamin të realizonte rrjetën e fitores në 71’. Bandineli realizoi barazimin e përkohshëm për Empolin. Sukses jashtë fushe, pra i rëndësishëm. Nga lojtarët shqiptarë, Ardian Ismajli ishte titullar për Empolin, dhe Nedim Bajrami hyri në pjesën e dytë, ndërsa Marash Kumbulla mbetet i dëmtuar.

Sfidanti.al