Zinedin Zidan u shfaq edhe një herë tjetër shumë i vendosur dhe i prerë përpara mediave, edhe pse jo në versionin “anti-Materaci” të Botërorit 2006. Trajneri i Realit, i vënë me shpatulla pas murit (nëse mund të shprehemi kështu), nuk ngurroi të kundërsulmonte. “Nuk dua blerje, nuk dua ta mërzis presidentin, – tha ai, – do ta gjej ku e kemi problemin dhe do ta zgjidh. Kam besim absolut tek skuadra ime”.
Zidan padyshim është një emër i madh dhe mund ta gjejë problemin (apo problemet), por a mund ta (t’i) rregullorë? Gazeta “Marka” e ndihmon duke zbuluar 16 ndryshime mes Barçës e Realit, që spjegojnë 16 pikët diferencë në La Liga. Ndër ta ishin edhe diferenca ndërmjet Mesit e Ronaldos (në foto), diferenca në qendër të mbrojtjes, ndryshimi mes portierëve, dallimi i fortë mes reparteve të sulmit e kështu me radhë. Sa për të ilustruar sulmin, “Marka” numëron se Benzema ka shënuar 2 gola, Kristiano 4 dhe Bejl 4 (në La Liga), ndërsa vetëm Mesi 16.
Sfidanti.al