Në basketbollin amerikan ka një vlerësim me + dhe -, të cilat mblidhen dhe japin një koeficient të lojtarit në një ndeshje të caktuar. Lebron Xhejms, në sfidën e Klivlendit në Minesota, e pati këtë vlerësim +/- në -39!!! Paraqitja ishte vërtet shumë e dobët për “mbretin” e lojës që ishte në fushë vetëm për 26 minuta, por mundi të shënonte vetëm 10 pikë, të kapte 8 topa në tabela dhe të shërbente 5 asistë.
Klivlendi u shkatërrua me gjithë kuptimin e kësaj fjale, pasi Minesota fitoi 127-99, madje kryesoi deri në +41 pikë. Jo vetëm Lebron, por gjithë Kavaliersët ishin jashtë forme. Kevin Lov shënoi vetëm 3 pikë, ndërsa Ajsajah Tomas vetëm 9 derisa u përjashtua nga loja me karton të kuq. Më mirë rezervat, Grin e Korver, përkatësisht me 22 e 19 pikë. Klivlendi ka tani 26 fitore e 14 humbje, duke pasur një renditje aspak për zili në Konferencën Lindore.
Sa për Lebronin, kjo në Minesotë mund të quhet më e dobëta ndeshje në karrierën e tij të lavdishme në NBA. Statisticieni i televizionit amerikan ESPN, Brajan Uindhorst shkruan se ndeshja më e dobët që mbahet mend e Xhejmsit ishte me vlerësim -34, ndërsa kjo në Minesotë shkoi në -39. Përse kaq dobët Xhejms? Me siguri janë gjëra që ndodhin, por sidomos në një sezon kaq të vështirë sa ky.
Sfidanti.al