Mark Hjuzhs, trajneri i Stouk Sitit, e kërkoi me ngulm marrjen e tij, por nuk do të jetë ai që do ta stërvisë. Moric Bauer është blerja e re e uellsianit, që tashmë është shkarkuar nga Stouk, ndërsa u mor nga Rubin Kazanj i Rusisë. Austriaku është 25 vjeç, në rolin mbrojtës i djathtë, ndërsa karrierën e ka nisur me Grasshopersin në Zvicër, ndërsa ka firmosur një kontratë 4.5 vjeçare dhe u mor për 6 milionë euro.
Nuk ishin këto të dhëna që tërhoqën shumë vëmendje, pasi sot kur thua 6 milionë euro blerje në futboll, duket sikur po kthen kusur. Jo, mediat europiane nuk harruan të theksonin se Bauer është edhe pilot, por edhe pianist si edhe poliglot pasi di pesë gjuhë të huaja. Shefi ekzekutiv i Stoukut, Toni Skouls, u shpreh se “e kemi ndjekur prej kohësh Moricin, e vlerësojmë lart, ndërsa ai është bërë pjesë e kombëtares së Austrisë”.
Sfidanti.al