Dikur s’peshonin më shumë se 50 kg , sot “peshojnë” 382 milionë euro!

Të dy futbollistët brazilianë, Nejmar dhe Kutinjo, kanë lindur më 1992, por, sidoqoftë, i pari është rreth gjahtë muaj më i madh. Dhe megjithëse, kur ishin të rinj, kanë qe rivalë, ata jetonin në qytete të ndryshëm, por, që atëkohë, ata kanë mbetur miq të mëdhenj. Nejmari ka qenë yll i Santosit, ndërsa Kutinjo i Vaska De Gamës. Të dy ata kanë kaluar pothuajse të gjitha kategoritë e moshave të reja të përfaqësueses braziliane. Ata të dy do të jenë lojtarë kyç të përfqësueses “selesao” në Mondialin e sivjetëm në Rusi, ku do të synojnë Kupën e Botës të gjashtë. Ata të dy, brenda një periudhe kohore prej rreth gjashtë muajsh, u bënë lojtarët e parë dhe të tretë më të shtrenjtë në botë. Gjatë verës, Nejmari kaloi për 222 milionë euro nga Barcelona te PSZH-ja franceze, kurse, këtë dimër, Kutinjo u shpërngul për në “Kamp Nou”, pasi klubi katalonjas i pagoi Liverpulit 160 milionë euro. Më shumë vlejnë vetëm Nejmari dhe Kilian Mbape, të dy të PSZH-së.

Kur ishin djelmosha, ata kanë bërë një fotografi, ku ata nuk ishin më shumë se 50 kg secili, kurse, tani, ata të dy, së bashku, “peshojnë” 382 milionë euro! Është e vështirë për ta besuar, e pazakontë, por, megjithatë, është e vërtetë.

Sfidanti.al