Sezoni aktual i Premier Ligës, duke gjykuar nga ndeshjet e deritanishme, parashikohet që të jetë shumë interesant deri në fund të tij, por, megjithatë, “superkompjuteri” nuk mendon kështu. Dashamirësit e futbollit në Angli janë të fiksuar mbas parashikimeve, kështu që në këtë vend në modë është i ashtuquajturi superkompjuer që, në fakt, është një program që mbi bazën e disa parametrave të përcaktuar parasheh listën finale të klasifikimit të Premier Ligës.
Tani, kampionatin anglez e kryesojnë Siti dhe Liverpuli, por “superkompjuteri” nuk parashikon garë të ngushtë për titull. Sipas tij, Siti do ta fitojë lehtë trofeun e radhës të Premier Ligës, madje, duke grumbulluar një shifër rekord pikësh – 108. Kjo do të thotë se Siti deri në fund sezonit duhet të barazojë vetëm dy ndeshje dhe t’i fitojë të gjitha!
“Superkompjuteri”, si për inat të tifozëve të Mançester Junajtidit, e nxjerrin këtë të fundit në vendin e 11-të të tabelës.
Sfidanti.al