Silvio Berluskoni pasi bleu të gjithë aksionet e klubit të Serisë C, Monza, dhe u bë pronar i plotëfuqishëm i saj, paralajmëroi se ai ka një plan ambicioz që këtë klub të vogël italian ta ngjisë deri në Serinë A.
Ish-kryeministri italian dhe ish-pronari i Milanit, me këtë rast, ka vendosur disa rregulla të reja, madje shumë rigoroze, për ata futbollistë që do të duan të luajnë më Monzën.
“Në ekipin tonë do të luajnë vetëm futbollistë italianë të rinj që duhet të kenë një frizurë të rregullt dhe të mos kenë mjekrra dhe tatuazhe. Gjithashtu, do të ndalohet mbajtja e shumë vathëve. Futbollistët duhet të jenë shembullorë në fushë dhe t’i drejtohen me respekt gjyqtarit, ndërsa lojtarëve kundërshtarë ata duhet t’u kërkojnë falje për çdo faull që do të bëjnë kundër tyre”, vuri në dukje Berluskoni.
Për realizimin e qëllimit të lartpërmendur, Berluskoni do të ketë ndihmën e “dorës së djathtë” kohëgjatë të tij, Adriano Galiani.
Në vitin 2017, Berluskoni e shiti Milanin për 750 milionë euro, por, mbas një pauze të shkurtër, ai u kthye përsëri në botën e futbollit dhe bleu Monzën për 2,9 milionë euro.
Sfidanti.al