Po tifozët e PSZH-së, ç’kanë që bëjnë shqiponjën dykrenare?

Crvena Zvezda humbi thellë 6-1 ndaj PSZH-së në Paris në kuadrin e Ligës së Kampioneve. Gjatë ndeshjes nuk munguan incidentet, shkaktarë të të cilëve më shumë ishin tifozët e Zvezdës, famëkeqet “Delii”.
UEFA ka nisur hetimet, për shkak të incidenteve që ndodhën në “Parkun e Princave” dhe një fotografi tregon se tifozë francezë gjatë ndeshjes i provokonin me gjeste të ndryshme provokues “kolegët” e tyre serbë. Disa nga ata, gjatë ndeshjes, bënin me duar shqiponjën dykrenare shqiptare që i tërboi aq shumë tifozët serbë, sidomos, gjatë ndeshjes së Botërorit mes Serbisë dhe Zvicrës, dy futbollistë të së cilës me origjinë shqiptare, Xhaka dhe Shaqiri, i festuan golat e tyre, duke bërë gjestin e shqiponjës dykrenare shqiptare në fluturim e sipër.
Sfidanti.al