Suedezët s‘duan Ibrahimoviçin: Pa Zllatanin, ngjajmë më shumë si ekip!

Gjatë javë të fundit, Zllatan Ibrahimoviçi e ka argëtuar botën e futbollit me paralajmërimet se ai mund të luajë në Botërorin e Rusisë, kështu që shumëkush këtë ide e ka konsideruar si të shkëlqyer, por nuk është shumë entuziazt, në këtë drejtim, opinioni publik i specializiuar në Suedi.

Portieri i përfaqësueses së Suedisë, Karl Joham Xhonson, konsideron se kthimi i Ibrahimoviçit do të mund ta prishë kiminë aktuale të ekipit. “Ne arritëm që të kualifikohemi në Kupën e Botës pa të, ndërkohë që unë kam mendimin se ne mund të luajmë mirë në Rusi edhe pa të. Por, sidoqoftë, vendimin do ta marrë trajneri. Jam i sigurt se, nëse do të bashkohet me neve, ai do të luajë mirë. Me Zllatanin, si një lojtar individual, e gjithë loja do të vërtitet rreth tij, kurse pa të ne ngjajmë më shumë me një ekip”, vuri në dukje Xhonsoni.

Sfidanti.al