Peticioni i tifozeve te Arsenalit: Stadiumi te marre emrin e Arsen Vengerit

Arsen Venger beri te ditur largimin nga Arsenali pas 22 vitesh ne pankine dhe kjo ka vene ne levizje tifozet e Arsenalit. Keta te fundit duke treguar mirenjohjen e tyre ndaj teknikut francez, vendosen te nenshkruajne nje peticion ku kerkonin ndryshimin e emrit te stadiumit te Arsenalit nga ‘Emirates Stadium’ ne ‘Arsene Wenger Stadium-.

Tashme tifozeria angleze ka nisur mbledhjen e firmave nepermet portalit change.org.  Ne vetem 24 ore u mblodhen 3000 firma, nderkohe qe kjo kerkese ka edhe mbeshtetjen e disa prej ish futbollisteve historike te Arsenalit qe me Venger ne pankine ne keto 22 vite ka fituar 3 tituj te Premier League, 7 FA Cup dhe po kaq Community Shield.

‘Mendoj se duhet hequr pjesa Emirates dhe stadiumi te quhet Arsene Wenger Stadium. Arsenali nuk ka nevoje per para-tha Pol Merson, ndersa Alan Smith deklaroi se ne nje periudhe ku per gjithcka vemdosin sponsoret, venia e emrit te Venger stadiumit te Arsenalit do te ishte homazh per te dhe dicka e mrekullueshme.

Sfidanti.al