Qendërmbrojtësi i Lionit, Marselo, ka mendimin se është më e vështirë të markosh Kilian Mbapen sesa Lionel Mesin. Lioni i tij gjatë këtij sezoni ka luajtur edhe me PSZH-së dhe edhe me Barcelonën, kështu që Marselos i është dhënë rasti që të markojë si Mbapen, ashtu edhe Mesin. Ai thotë se më të vështirë e ka pasur të markojë sulmuesin e PSZH-së.
“Futbollistët, kundër të cilëve unë kam pasur rastin të luaj kohët e fundit, ndodhen në top formë. Unë kam luajtur gjatë këtij sezoni kundër Mbapes dhe kam pasur shumë punë. Të martën e kaluar, Mesi nuk ishte në formë, kurse Mbape është e vështirë që të mbahet sidomos për shkak të shpejtësisë së madhe, me të cilën ai vrapon, dhe pozicionimit të tij në fushë. Ai ka qenë kundërshtari më i vështirë që unë kam markuar gjatë kohëve të fundit”, deklaroi qendërmbrojtësi i Lionit.
Mbape gjatë këtij sezoni në 30 ndeshje që ka luajtur në të gjithë konkurrimet ka shënuar 25 gola dhe ka dhënë 14 asistenca golash. Për një djalosh 20-vjeçar, kjo është me të vërtetë një statistikë e pazakontë.
Sfidanti.al