“Syri i keq” mbi portierin Obllak: Atletiko, futu me kokë në portofol!

Portieri i Aletikos së Madridit, Jan Obllak, do të nënshkruajë kontratë të re me klubin e “jorgaxhinjve”, shkruan media spanjolle që saktëson se kjo do të ndodhë javën e ardhshme. Kontrata aktuale me këtë portier slloven është deri më 2021 me klauzolën e shitjes prej 100 milionë eurosh.
Kontrata e re do t’i mundësojë Obllakut që ai të fitojë 10–12 milionë euro në vit, kështu që edhe klauzola e shitjes së tij me siguri që do të rritet dhe do të mund të arritje 150-200 milionë euro. Largimi eventual i Diego Godinit dhe Filipe Luisit gjatë verës së ardhshme do ta lejojë Atletikon që ky klub të shpenzojë më shumë para për Obllakun.
Jan Obllak ka disa vite që konsiderohet si një nga portierët më të mirë të botës dhe ka spekulime se disa klube të mëdhenj evropiaë ia kanë vënë syrin këtij portieri të shkëlqyer dhe midis atyre që do të donin t’i siguronin shërbimet e tij, është edhe PSZH-ja. Në këto kushte, Atletiko duhet ta zgjidhë më shumë “qesën” që ta mbajë në radhët e veta portierin slloven.
Sfidanti.al