Futbollisti më i mirë i botës për vitin e kaluar, Luka Modriç, ra dakord me Realin që ta vazhdojë bashkëpunimin me të deri në vitin 2021. Kontrata e tij aktuale ka një kohëzgjatje deri në fund të sezonit të ardhshëm, ndërkohë që vazhdimisht flitej për mundësinë e transferimit të tij për tek Interi, por, megjithatë, mbas bisedimeve të gjata që kanë qenë të vështira, të dyja palët ranë dakord që ta vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë.
Modriçi ka ardhur te Reali i Madridit në vitin 2012 me insistimin e Zhoze Murinjos dhe me klubin “mbretëror” ai ka fituar një titull të La Ligës dhe katër në Ligën e Kampioneve. Në fund të kontratës së re, Luka Modriç do të jetë 36 vjeç, ndoshta, në fund të karrierës së tij.
Sfidanti.al