Përveç një derbi për t’u përgatitur me kushedi çfarë motivimi dhe me moral të ulët, është e qartë se së bashku me Europa Ligën, Stefano Pioli do të largohet nga Milani. Pas pesë viteve (pothuajse) të jashtëzakonshme në të cilat ai sigurisht ndryshoi historinë e kuqezinjve duke i rikthyer titullin e Serisë A Djallit, në fund të këtij sezoni kompleks, ai dështoi, njëri pas tjetrit, të gjitha objektivat e klubit. Pra trajneri i Milanit ka mbërritur në fund të rrugëtimit të tij në skuadrën kuqezi. Është rrjedha e natyrshme e jetës së trajnerëve në fakt dhe, ndoshta, me të drejtë. I vetmi shans i tij për të qëndruar ende në stolin e Milanit, ishte Europa Ligë. 90 minutat e së enjtes në Olimpico vulosën fatin e tij. Roma dominoi në të dy ndeshjet dhe e meritoi kualifikimin. Leksioni i trajnerit të ri De Rossi qe i qartë, ndaj trajnerit me më shumë përvojë të Milanit. Pioli vërtet mori që në fillim një Milan të dëmtuar shumë, e ai i dha shkëlqim duke fituar një titull dy vjet më parë. Por problemi është se ai nuk mundi të shtojë asgjë që atëherë. Milani i tij është i dyti në Serinë A, por faktet tregojnë se Pioli nuk ka mundur, gjatë gjithë vitit, të zgjidhë problemet që ishin evidente që në gusht. Një skuadër e çekuilibruar, që vuan shumë, me reparte shpesh të paqarta dhe një mesfushë që nuk ekziston në fazën e mbrojtjes. Pa harruar zgjedhjet teknike ndonjëherë të pakuptueshme. Humbja e fundit 5-1 zgjati një varg humbjesh në derbi dhe zgjeroi diferencën mes dy skuadrave të Milanos. Kështu u krijuar edhe distanca e tifozëve me Piolin. Ata që deri dje këndonin “Pioli on fire” e tani kërkojnë largimin e tij. Humbja e dyfishtë me Romën në Europa Ligë, e mbylli diskutimin. Tani mbetet vetëm të përpiqemi të shpëtojmë atë që ka mbetur nga kampionati duke mos i dhënë titullin Interit në derbin e së hënës dhe të ruhet vendi i dytë në renditje. Një gjë që sot duket e paarritshme. Milani u kontestua nga tifozët e vet pas eliminimit nga Europa League. Ata presin reagimin e skuadrës në derbin e së hënës, duke u ngushëlluar të paktën me faktin që Interi të mos e fitojë titullin në përfundim të asaj ndeshjeje.
sfidanti.al