Pas dëmtimit të rëndë, Armando Broja nuk po arrin të gjejë hapësira, madje janë zvogëluar akoma më shumë pas kalimit të tij te Fulham. Ky huazim rezultoi një dështim i madh duke bërë që sulmuesi kuqezi në përfundim të këtij sezoni të rikthehet te Chelsea, kjo ishte e parashikuar edhe në kontratë. Për fat të mirë, për Brojën ka ende shumë admirues, mbi të gjitha në Premier Ligë. Është e qarta që Chelsea po bën plane pa Brojën në skuadër, për këtë arsye është nxjerr në shitje. Pengesa e vetme për klubet e interesuara është kërkesa e lartë e Chelsea-t, me blutë që e vlerësojnë kartonin e tij me 50 milionë paund.
sfidanti.al