Sportingu i Lisbonës kërkon të birin e Ronaldos …Kristianinjon!

Sportingu i Lisbonës do që të ketë në radhët e veta të birin e Kristiano Ronaldos. Kryesia e këtij klubi portugez konsideron se Kristianinjo junior do të mund të ndjekë gjurmët e të atit dhe do të ketë një karrierë të shkëlqyer.

Ronaldo i madh u ngjit në skenën e madhe të futbollit, pikërisht, duke ardhur nga Sportingu, nga ku shkoi më vonë te Mançester Junajtidi.

Ronaldo i ri nisi të stërvitej te Reali i Madridit, ndërkohë që tani ai është pjesë e Akademisë së Futbollit të Juventusit, kurse Sportingu do që ta kthejë atë në Portugali. Tanimë janë realizuar kontaktet e para me gjyshen e tij, Dolores, por, sidoqoftë, dihet se fjalën e fundit e ka Ronaldo i madh.

Sfidanti.al