Kurtoa: Hazari nuk vjen të bëhet lider te Reali, ka mision  tjetër

Portieri Tibo Kurtoa bëri komentin e vet për transferimin e bashkatdhetarit të tij, Eden Hazar, te Reali i Madridit, pasi Belgjika mundi 3-0 Skocinë në ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2020, në të cilën kapiteni i përfaqësueses belge u mjaftua me një asistencë goli.

Hazari luajti në këtë ndeshje, ndërkohë që tani ai mund të konsiderohet si futbollist i Realit të Madridit. Në këto kushte, interesante në këtë drejtim janë deklartat e portierit të Realit, Kurtoa, që konsiderohet si burim i mirinformuar informacionesh, kur është fjala për futbollistin belg, Hazar.

“Hazari nuk vjen te Reali që të bëhet lider, sepse ekipi e ka tanimë një lider dhe ai është Serhio Ramos, ai është lider në fushë dhe në dhomën e zhveshjes. Azari do të ketë një detyrë tjetër, ai do të kontribuojë kryesisht në sulm dhe do të mbjellë frikë midis mbrojtjes kundërshtare. Atë nuk mund ta mbajë një lojtar, duhen dy të tillë, kështu që do të krijohet hapësirë për Benzeman dhe Joviçin. Hazari di të asistojë, të driblojë dhe të bëjë gola”, deklaroi Kurtoa.

Sfidanti.al