Stoperi i ri i Ajaksit të Amsterdamit, Matijs De Ligt, gjatë verës do të jetë një nga futbollistët më të kërkuar në pazarin e transferimeve.
Për shërbimet e këtij futbollisti të ri kanë treguar interesim klube të mëdhenj evropianë, Barcelona, Liverpuli, Mançester Siti, etj.
Duke pasur parasysh se De Ligti më siguri që do të largohet gjatë verës nga Ajaksi, kryesia e këtij klubi tanimë e ka gjetur zëvendësuesin e tij.
Fjala është për futbollistin Az Alkmarit, Rio Hilen, që tanimë është bërë lojtar i Ajaksit. I lindur më 2003, ai ka pesë vite që luan me ekipet e moshave të klubit të mësipërm holandez, ndërkohë që atij i është dhënë edhe shansi që të luajë me përfaqësuesen holandeze të të rinjve.
Ajaksi për shërbimet e këtij futbollisti të ri pagoi vetëm 70 000 euro modeste, por, duke pasur parasysh se nuk janë pak ata futbollistë të rinj që brenda një kohe të shkurtër shndërrohen në yje të vërtetë në këtë klub amsterdamas, nuk do të jetë habi që çmimi i futbollstit të ri të lartpërmendur të kërcejë brenda pak vitesh në mbi 50 milionë euro.
Sfidanti.al