Spanja, dominuese e futbollit europian

Sikur të mos mjaftonte suksesi spektakolar në Euro 2024, me një skuadër edhe më të re, Spanja dominon edhe Lojërat Olimpike. Një tjetër sukses për futbollin iberik është regjistruar në Paris pas atij të Berlinit dhe këtë herë një tjetër skuadër europiane, kundërshtar klasik i Spanjës është thyer në finale.  Franca dhe Spanja kanë luftuar për 120 minuta për medaljen e artë, por në fund kanë qenë spanjollët ata që kanë festuar, duke fituar 5-3 në kohën shtesë dhe duke u shpallur kampionë olimpikë. Koha e rregullt përfundoi në barazim 3-3, por Camello shënon 2 gola në kohën shtesë dhe i jep suksesin 5-3 skuadrës spanjolle.

Organizatorët e Francës kalojnë të parët në avantazh, por spanjollët përmbysin gjithçka që në pjesën e parë, të cilën e mbyllin në avantazh 3-1. “Gjelat” reagojnë në pjesën e dytë dhe arrijnë që të barazojnë shifrat në limitet e kohës së rregullt. 90 minuta nuk mjaftojnë dhe duhet të luhet edhe koha shtesë që të përcaktohet fituesi i medaljes së artë. Tek Spanja shkëlqen Camello, që realizon dy gola dhe i jep fitoren skuadrës së tij. Franca duhet të ngushëllohet me medaljen e argjendtë.

 

sfidanti.al