Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola ka konfirmuar se Julian Alvarez nuk do të jetë pjesë e ekipit të tij sezonin e ardhshëm. Në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes së Superkupës së Anglisë kundër Manchester United, tekniku spanjoll i uroi suksese në vazhdim sulmuesit argjentinas.
“Kam mësuar shumë prej tij dhe shpresoj që ai të gjejë atë që kërkonte. Para së gjithash dua të shpreh mirënjohjen time për Julian. Me ne fitoi gjithçka dhe kontributi i tij ishte i madh”-deklaroi Guardiola.
sfidanti.al