Deri tani ka 7 fitore në 7 në nisje të sezonit në Serinë A. Edhe pse Napoli ende nuk cilësohet si favorit për të fituar titullin, trajneri Luçiano Spaleti do ta provojë deri në fund, ndërsa diçka më afër janë dy rekorde të rëndësishëm për sukseset radhazi. Napoli i Mauricio Sarrit arriti 8 fitore radhazi në 2017-2018 dhe ekipi i Spaletit mund ta arrijë me fitoren e kësaj jave ndaj Torinos. Për të arritur tek rekordi absolut i Serisë A duhen edhe 3 suksese të tjerë, sepse Roma e Rudi Garsisë ka 10 fitore radhazi në 2013-2014. Duke u kthyer tek titulli, sipas “Il Korriere delo Sportit”, Napoli duhet të dijë të kombinojë dyshet Ospina-Meret, Rrahmani-Manolas, Lozano-Politano dhe Zielinski-Elmas, për të ruajtur forcat deri në fund.
Sfidanti.al