Si u bë kjo puna e Mesit, është apo nuk është i dëmtuar?!

Versioni zyrtar, të cilit i qendruan besnik edhe mediat e Madridit, është që kapiteni i Barcelonës nuk ka asnjë lëndim, asnjë dhimbje, por u vendos që të bënte stërvitje individuale të përllogaritur për të shmangur ndonjë të papritur. Një kujdes parapritës, domethënë, një profilaksi. Argjentinasi u caktua nga stafi teknik, nga përgatitësit atletikë, për të bërë një seancë të veçuar në palestër, në mënyrë që stërvitja e tij të ishte komplekse sa duhet, dhe ai ta merrte formën dalë nga dalë, si të thuash “me gradë të ulët temperature”. Padyshim, që ky version mund t’i qendrojë hulumtimit logjik, pasi Mesi kishte 3 muaj pa bërë stërvitje kolektive, por gjithsesi, ekziston edhe hija e dyshimit. Gjatë këtij sezoni, kapiteni katalanas ka pasur edhe dëmtim, edhe momente të formës jo shumë të mirë. Kësaj i tremben tifozët, pasi një Mesi jo në formën maksimale, është garanci se titujt nuk mund të fitohen.

Sfidanti.al