Si mund ta ndihmojnë tifozët Interin? Duke mbushur plot “San Siron” për Napolin!

Lajmi nga Italia është që stadiumi milanez do të jetë “tutto esaurito”, pra që të 75 000 vendet në “tempull” do të jenë të zëna. Interi pret Napolin në 4 janar, në një nga mundësitë e fundit për t’iu afruar një kreu që është 11 pikë larg dhe tifozët kanë vendosur ta ndihmojnë skuadrën. Jo vetëm që klubi do të marrë të ardhura të rëndësishme prej disa milionë eurosh, por edhe lojtarët do të kenë mbështetje të fortë. Ndërkaq, mediat italiane kërkojnë nga Romelu Lukaku të nisë të bëjë atë për të cilën e morën, të shënojë gola, për t’ia shpërblyer Interit besimin e treguar.

Sfidanti.al