Al Nasri e pret Ronaldon në 1 janar, por synon edhe Ramosin!

Arabia Saudite synon të kthehet në një fuqi futbolli, edhe pse është e qartë se do t’i duhen vite. Nën shembullin e SHBA-së së epokës së Kozmosit dhe ekipeve të tjera, kur yjet veteranë si Pele, Krujf apo Gerd Myler shkuan në Amerikë, edhe sauditët po tërheqin të vetët. Në 1 janar, klubi i Al Nasrit pret Kristiano Ronaldon, edhe pse ende nuk është finalizuar përfundimisht asgjë, të paktën nuk ka njoftime zyrtare. CR7 pritet të firmosë për 2.5 vjet me 500 milionë euro, ndërsa më pas Ronaldo do të ketë rolin e ambasadorit për kandidaturën saudite për Botërorin e vitit 2030. Al Nasri pret edhe Sergio Ramosin verën e ardhshme, ndonëse nuk dihet nëse ish-kapiteni i Realit do të largohet nga Paris SG.

Sfidanti.al