Si ia del Juventusi me Vijarrealin, Alegri mendon për dyshen Vlahoviç-Morata!

Urimi i tij i parë është që skuadra të luajë mirë dhe që arrihet kualifikimi. Së dyti, shpresa është që kalimi në çerekfinale të realizohet për 90 minuta, jo për 120 apo pas penalltive. Të tilla synimet e Masimiliano Alegrit për ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Championsit ndaj Vijarrealit. Në Spanjë përfundoi 1-1, ndërsa për në Torino, sonte në orën 21:00, ka lajme të mira sepse 3 lojtarë janë kthyer në ekip, edhe pse besohet se do të jenë në stol. Këta janë Dibala, Kielini dhe Bernardeski. Mungesat mbeten si Bonuçi, Zakaria apo Aleks Sandro, pa diskutuar Kiezën apo Kaio Zhorgen. Gjithsesi, Alegri pranon se “Juvja është bërë si graniti, nuk pëson lehtë gol”. Në sulm padyshim që do të jetë Vlahoviç, ndërsa besohet që në krah të tij do të jetë Morata.

Sfidanti.al