Emeri e pranon: Juventusi është favorit, por nuk do të dorëzohemi!

Vijarreali mund të jetë një provincë e Spanjës kur vjen puna në futboll, dhe kur krahasohet me Realin e Barcelonën, apo me Juventusin italian. Pikërisht ndaj kësaj “superfuqie”, ekipi spanjoll do të ketë përballjen e sotme në Champions me synim kualifikimin. Barazimi 1-1 në fushën e vet nuk e ndihmon shumë “nëndetësen e verdhë”, dhe trajneri Unai Emeri dëshiron që të heqë presionin nga të vetët. “Juventusi do të jetë favorit, – thotë ai, – ndeshja do të jetë e ndryshme nga e para. Juvja ka shumë ndeshje që nuk humbet në kampionat. Në Torino kam fituar Ligën time të parë të Europës me Seviljen, por ndaj Juves kam humbur 0-2 po me Seviljen. Ne nuk do të dorëzohemi”. Vijarreali ka probleme me 4 lojtarë si Gerard Moreno, Albiol, Fojth dhe Kapue. i pari mund të jetë në stol, i dyti titullar, ndërsa për dy të tjerët nuk dihet gjë.

Sfidanti.al