Në rrezik edhe sfida e Çelsit në Champions ndaj Lilës!

Ndeshja duhet të luhet sot dhe besohet se dënimet financiare dhe ligjore ndaj Roman Abramoviçit mund të dëmtojnë skuadrën madje edhe në Europë. Çelsi ka probleme në Angli dhe nuk mund të shesë bileta (tifozët duhet të hyjnë falas në “Stemford Brixh”), ndërsa e përditshmja franceze, “L’Ekip” shkruan se Blutë e Londrës mund të kenë nevojë për një leje të veçantë që të luajnë në Francë. Dueli i dytë i raundit të dytë të Ligës së Kampionëve do të jetë sonte në orën 21:00 në stadiumin e Lilës, ndërsa anglezët e fituan 2-0 të parin. UEFA beson se gjithçka do të shkojë në rregull.

Sfidanti.al