Si i përgjigjet Perezi, hipotezës se Reali shkon në Premier? “Absurde”!

E quan edhe të pamundur, e quan gjithashtu të gënjeshtërt. Këto janë fjalët e presidentit madrilen, Florentino Perez, për hipotezën se klubi i tij mund të kërkojë të regjistrohet në kampionatin anglez sa më shpejt që të jetë e mundur. Këto zëra kanë dalë pasi Reali dhe Barcelona votuan kundër projektit që La Liga të marrë 2.7 miliardë euro nga një kompani amerikane, duke kërkuar që të kenë të drejtë të diskutojnë për të drejtat e tyre të imazhit. “Kjo gjë është absurde, – shkruhej në komunikatën e Realit, – e pamundur dhe e gënjeshtërt”. Në të vërtetë, rregullat për momentin nuk e lejojnë këtë gjë, ndonëse u diskutua më herët për një kalim të Barcelonës në ligën franceze nëse Katalonja fitonte pavarësinë nga Spanja. Reali ndërkaq ka premtuar se do të shkojë në gjyq me La Ligën kundër marrëveshjes.

Sfidanti.al