Kampioni olimpik italian tallet me mediat angleze pas dopingut: Shikoni shtëpinë tuaj!

Në tabloidët britanikë u shkrua gjerë e gjatë për skandalin me ish-ushqyesin e të kampionit olimpik në 100 metra në atletikë, Lamont Marsel Xhejkobs. U hodhën dyshime se medalja e artë e përfaqësuesit të Italisë mund të rrezikohej nga skandali i dopingut të ish-ushqyesit, por për momentin, skandali i dopingut që po ka pasoja është ai i stafetës britanike 4×100 metra, gjithashtu në atletikë. Kjo stafetë fitoi medaljen e argjendit në Tokio, por njëri prej pjesëtarëve të saj u gjet si përdorues i një substance të ndaluar. Nëse kjo konfirmohet plotësisht, medalja e argjentit hiqet dhe i kalon Kanadasë, ndërsa Kina merr bronzin. Xhejkobs u përgjigj menjëherë duke thënë se “ato që u shkruan më bënë të qesh, ata më mirë të mbajnë pastër shtëpinë e tyre”.

Sfidanti.al