Juve-Sasuolo, blerja e Lokatelit varet nga … kualifikimi në Champions

Dy klubet janë afruar me njëri-tjetrin, por akord ende nuk ka dhe kjo mund të ndodhë (me shumë gjasë) javën që vjen. Në Itali e quajnë “tym gri” për një sukses përgjysmë, ndërsa për Manuel Lokatelin ka një kusht që të bëhet me të vërtetë i Juventusit. Klubi torinez pranoi ta vlerësonte deri në 35 milionë euro, ta mbante në huazim një vit, dhe të pranonte që Sasuolo të mbajë 15 për qind të kartonit për një transferim të ardhshëm. Gjithsesi, “Zonja e Vjetër” vendosi kusht për pagesën e 35 milionë eurove kualifikimin në Champions për sezonin 2022-2023. Duket si një përkujdesje e kotë, por me atë që ndodhi sezonin e kaluar nuk është e tillë. Juventusi vetëm për fat u kualifikua këtë herë në Champions.

Sfidanti.al