Shtyllë dhe asist, por Mesi vërshëllehet nga tifozët e Paris SG!

Kujtesa e njerëzve është vërtet e shkurtër, aq më tepër kur vjen puna për fanatikët e futbollit. Këtë e provoi Lionel Mesi që kaloi një të diel shumë të keqe në stadiumin “Parku i Princave”, ku në verë ai u prit si “Princi i Përrallës”. Mjaftoi eleminimi nga Championsi, që një pjesë e tifozëve të Paris SG të ktheheshin kundër argjentinasit (dhe kundër Nejmarit), duke i vërshëllyer, duke lëshuar thirrje dhe tallje kundër tyre në ndeshjen e fituar 3-0 në Ligën e Parë të Francës ndaj Bordosë. Kjo edhe pse Mesi goditi shtyllën dhe krijoi aksionin e golit të Nejmarit. Luis Suarezit i erdhi keq për trajtimin ndaj tyre, duke i mbështetur hapur në rrjetet sociale, ndërsa ish-kapiteni i PSG-së, Tiago Silva, sot tek Çelsi, e kritikoi argjentinasin. “Mesi është legjendë, por tek Paris SG thjesht ecën në fushë, ishte gabim që e morën “, – shkruajti ai.

Sfidanti.al