Çelsi fiton, por vetëm pasi arbitri sheh golin, jo bërrylin e Havercit!

Moment më të vështirë nuk besohet se kanë kaluar në histori, të paktën dekadat e fundit, por gjithsesi jo gjithçka shkon mallkueshëm për Blutë e Londrës. Çelsi fitoi një ndeshje tepër delikate dhe shumë të vështirë ndaj Njukasëllit, edhe pse luante në “Stemford Brixh”, dhe kjo për vetë situatën që është krijuar me klubin. Roman Abramoviç është nxjerëë jashtë loje, rrezikohet falimentimi dhe heqja e pikëve në renditje, por gjithsesi kjo javë kaloi me fitore në fushën e lojës, diçka e arritur me fat. Kai Haverc shënoi në minutën e parafundit golin e vetëm të ndeshjes, por vetë lojtari gjerman duhej të kishte qenë përjashtuar me kohë. Më herët, ai goditi me bërryl lojtarin  “laraskave” Dan Bërn, por arbitri nuk e kuptoi mirë atë që ndodhi dhe nuk i dha karton të kuq. Kjo fitore bëri që Çelsi të jetë 10 pikë prapa Mançester Sitit, në vendin e tretë në renditje, ndërsa i duhet të mbledhë sa më shumë pikë që të përballojë një ndëshkim të mundshëm prej 9 pikësh, për problemet financiare, dhe kështu të mbrojë vendin në Champions për sezonin tjetër.

Sfidanti.al