Çelsi i ka ende Interit 85 milionë euro borxh për Lukakun!

Ja që edhe në futboll nuk mund të shlyhen pagesat në kohën e duhur, apo të paktën jo “shpejt e shpejt”. Nga Anglia thonë se Çelsi është në pozitë të vështirë për shkak të “ngrirjes” së fondeve të pronarit Roman Abramoviç, dënimit të tij, ndërsa shitja e klubit ende nuk po ndodh. Blutë e Londrës i kanë detyrim 85 milionë euro Interit për kartonin e Romelu Lukakut, që e morën verën e kaluar. Anglezët kanë paguar deri tani 30 milionë euro, që është afërsisht 25 për qind e vlerës së kartonit të sulmuesit belg. Nuk dihet nëse Çelsi do të ketë mundësi të vazhdojë me pagesat në kushte të tilla, kur Abramoviçi po goditet për shkak të atyre që cilësohen si lidhje me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Sfidanti.al