Balliu është gjithnjë titullar, Vajekano ndal Seviljen dhe i jep shpresë Barçës!

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk ka qenë shumë i preferuar nga trajneri Edi Reja, por pavarësisht kësaj po zhvillon një sezon të shkëlqyer në La Ligën e Spanjës. Ivan Balliu është një nga zbulimet e edicionit dhe tek Rajo Vajekano “e ka privatizuar” pozicionin e mbrojtësit të djathtë. Futbollisti shqiptar ishte në fushë edhe këtë të diel për madrilenët e vegjël që arritën një rezultat të madh, barazim në shtëpi ndaj Seviljes së vendit të dytë. Balliu mbylli ndeshjen në fushë, ashtu siç edhe e filloi, ndërsa nuk mori as edhe karton të verdhë. Vajekano luftoi fort dhe nuk ishte aspak më keq sesa rivali, pavarësisht se Sevilja është skuadër me cilësi superiore. Barazimi 1-1 jep shpresë që të ndalet rënia në tabelë, ndërsa Rajo është në vendin e 14-të, 8 pikë larg zonës që të zbret në ligën e dytë. Nga ana tjetër, ekipi i Balliut i dha shpresë ndjekësve të Seviljes, sidomos Barcelonës, që të luftojnë për vendin e dytë këtë sezon.

Sfidanti.al