Etrit Berisha cilësohet “njeriu-merimangë” që ndaloi Interin!

Nota që mori ishte mjaft e lartë, 7.5. Këtë vlerësim pati “La Gazeta delo Sport” për kapitenin e kombëtares shqiptare, që po vazhdon të luajë titullar për Torinon sepse nuk është i gatshëm portieri tjetër, Milinkoviç-Saviç. Pas një paraqitjeje shumë të mirë javën e kaluar, Etrit Berisha ishte i shkëlqyer këtë herë ndaj Interit në Torino. Skuadra “granata” barazoi 1-1 dhe meritë të madhe për këtë pati pikërisht portieri kuqezi, bashkë me mbrojtësin Bremer, që shënoi edhe golin. Berisha bëri pritje shumë të mira dhe u cilësua si “spajdermen”, pra “njeriu-merimangë”.

Sfidanti.al