Juventusi shpreson Kielinin dhe Dibalën ndaj Vijarrealit!

Të dëmtuarit janë të shumtë, por gjithsesi diçka mund të përmirësohet. Pavarësisht nga mungesat që ka pasur Juventusi këto javë, dhe disa lojtarëve që e kanë mbyllur sezonin si Kieza apo Kaio Zhorge, gjithsesi mund të ketë nga ata që mund të kthehen për ndeshjen e mesjavës në Champions. Trajneri Alegri shpreson që qendërmbrojtësi Xhorxho Kielini dhe kapiteni Paulo Dibala të kalojnë plotësisht dëmtimin. Nëse Kielini kthehet në ekip, ai pritet të luajë që nga minuta e parë, ndërsa De Ligt dhe Rugani janë ngarkuar shumë këto kohë. Nuk dihet nëse Dibala do të jetë titullar, nëse do të kthehet, pasi Alegri ka luftuar me Moratën, Vlahoviçin dhe Keanin. Bernardeski mund të luajë ndaj Vijarrealit, por Bonuçi dhe Zakaria nuk kanë asnjë shpresë.

Sfidanti.al