Në lojë nuk janë vetëm emrat që janë përmendur deri tani. Ditët e fundit është shtuar konkurrenca për pasardhësin e Edi Rejës në stolin e kombëtares. Përveç alternativave si Di Biaxho, Xhampaolo, Shevçenko apo edhe dyshes shqiptare Bulku-Bushi, në zyrën e presidentit Armand Duka kanë ardhur kërkesa të tjera. Burime pranë Dukës bëjnë me dijë se janë të paktën 2 trajnerë të rinj që janë shtuar në listë, dhe se numri i përgjithshëm i kandidatëve mund të jetë 5 ose 6. Nuk jepen emra, por informacioni është se trajnerët që duan stolin kuqezi mund të ndahen në dy kategori. Disa prej tyre kanë një emër dhe një karrierë, ndaj edhe pretendime financiare më të larta, por që gjithsesi nuk pritet të jenë më shumë sesa pagesa që merrte Reja. Gjithsesi, ka edhe disa të tjerë që nuk kanë profil të rëndësishëm dhe mund të kënaqen edhe me më pak sesa teknikët paraardhës të kombëtares. Nuk jepet afat se kur mund përfaqësuesja mund të ketë drejtuesin e ri, por këto ditë ka pasur vazhdimisht takime dhe bisedime, ndaj nuk pritet që zgjedhja përfundimtare të vonojë.
Sfidanti.al