Zgjedhja origjinale e Anglisë, stërvitet dhe ushqehet sipas orës … britanike!

Diferenca mund të jetë 3 orë apo edhe më shumë, por llogaritë janë bërë që futbollistët të ndihen më mirë. Stafi teknik i kombëtares së Anglisë është duke punuar sikur të ishin në Londër, dhe kjo vlen për vaktet e ushqimit për lojtarët, por edhe për stërvitjen. Kështu, mëngjesi hahet në mesditë dhe dreka në orën 18:00. Stërvitja bëhet pasdite. Trajneri Sauthgejt dhe ndihmësit e tij, përfshi edhe specialistët e ushqimit dhe të mjekësisë e fizioterapisë, duan që të përballojnë nxehtësinë që ndihet, si dhe oraret e pazakonshme të ndeshjeve në këtë Kupë të Botës.

Sfidanti.al